dasma vip
DASMA VIP

Pyetje të shpeshta

Sa kushton një ftesë dasme dixhitale?

Një pagesë e vetme: Basic €29, Premium €49, Family Edition €79, dhe mbulon deri në dy dasma, p.sh. dasmën e nuses dhe të dhëndrit. Pa abonim dhe pa kosto për mysafir, sado mysafirë të keni.

Sa shpejt është gati ftesa?

Menjëherë. Plotësoni emrat, datën dhe vendin, zgjidhni stilin dhe ftesa është gati për WhatsApp brenda 10 minutash. Nuk ka pritje 24-48 orë.

A duhet të instalojnë mysafirët ndonjë aplikacion?

Jo. Ftesa hapet si faqe interneti në çdo telefon. Mysafiri prek linkun, sheh ftesën dhe konfirmon me dy prekje.

Si konfirmojnë mysafirët?

Direkt në ftesë: emri, po/jo, sa persona dhe menuja. Ju e shihni në çast në panelin tuaj privat, të ndarë sipas familjes së dhëndrit dhe të nuses.

A mund të shtoj kanagjegjin dhe ditë të tjera?

Po. Shtoni deri në 4 ditë ose ngjarje me datë, orë, vend dhe hartë. Mysafirët konfirmojnë për secilën veç e veç.

A funksionon për mysafirët nga diaspora?

Po. Ftesa është në shqip dhe anglisht, ka seksion për akomodimin dhe udhëtimin, dhe linku hapet nga çdo vend i botës.

A mund ta shoh para se të paguaj?

Po. Krijoni llogarinë falas, ndërtoni ftesën dhe shikoni pamjen paraprake. Mund të ndani edhe një draft privat me familjen. Paguani vetëm kur doni ta publikoni.

Sa kohë qëndron aktive ftesa?

Të paktën 12 muaj pas datës së dasmës, që mysafirët të shohin fotot dhe urimet edhe pas festës.

A do ta hapin dot ftesën xhaxhallarët dhe gjyshet?

Po. Ftesa hapet si një foto në WhatsApp — prekin linkun dhe shfaqet vetë. Pa aplikacion, pa llogari, pa fjalëkalim. Shkronjat janë të mëdha dhe butoni „Po, do të vij” zë gjysmën e ekranit. Dhe nëse dikush prapë nuk ia del, ju ia shënoni përgjigjen vetë në panel me një prekje — numrat dalin njësoj.

Po mysafirët që nuk kanë telefon smart?

I merrni në telefon siç i keni marrë gjithmonë, dhe përgjigjen ua shënoni ju në listë. Mund ta shkarkoni ftesën edhe si PDF me kod QR dhe ta printoni për ata pak veta që e duan në letër. Askush nuk mbetet jashtë dhe llogaritë ju dalin të sakta.

A mund të printojmë prapë ftesa letre?

Sigurisht — shumë çifte i bëjnë të dyja. Ne ju japim ftesën në PDF dhe një kod QR: e vendosni kodin në ftesën e letrës ose në tavolina, mysafiri e skanon dhe konfirmon online. Kështu ruani traditën për të mëdhenjtë dhe kurseni qindra telefonata.

A është e sigurt të vendosim emrat e familjes në internet?

Ftesa hapet vetëm me linkun tuaj: nuk del në Google dhe motorët e kërkimit nuk e indeksojnë. Shfaqen vetëm ato që shkruani ju — emrat e çiftit, prindërit, vendi. Lista e mysafirëve, numrat e telefonit dhe përgjigjet nuk janë kurrë publike; i sheh vetëm llogaria juaj. Dhe mund t'i fshini të gjitha përgjithmonë, në çdo moment, me një klik.

Po nëse ndryshojmë datën ose sallën?

E ndryshoni vetë në panel dhe ftesa përditësohet menjëherë për të gjithë. Linku mbetet i njëjti — nuk keni pse t'i shkruani njeriu dy herë, dhe askush nuk mbetet me datën e vjetër në xhep. Kjo është pikërisht gjëja që ftesa e printuar nuk e bën dot. Pa kosto shtesë, sa herë t'ju duhet.

Kush i sheh konfirmimet dhe listën e mysafirëve?

Vetëm ju, me email-in dhe fjalëkalimin tuaj. Mysafiri sheh vetëm ftesën: nuk sheh kush tjetër është ftuar, sa persona vijnë, as çfarë kanë shkruar të tjerët. Ne nuk i përdorim të dhënat tuaja për asgjë tjetër dhe nuk ia japim askujt.

Si t'ua dërgoj ftesën shumë mysafirëve njëkohësisht në WhatsApp?

Përdorni WhatsApp Broadcast: krijoni një listë me mysafirët, ngjisni linkun e ftesës dhe secili e merr si mesazh privat nga ju — jo në grup, dhe askush nuk sheh kujt tjetër ia keni dërguar. Kujdes: mesazhin e marrin vetëm ata që e kanë numrin tuaj të ruajtur në telefon.
Udhëzuesi i WhatsApp për listat Broadcast ↗

Si ta dërgoj ftesën te shumë mysafirë njëkohësisht me SMS?

Për mysafirët që nuk përdorin WhatsApp, shkarkoni këtë aplikacion për Android, i cili ju lejon t'u dërgoni SMS shumë njerëzve njëkohësisht. Shkruani mesazhin, ngjisni linkun e ftesës, zgjidhni kontaktet dhe dërgojeni. SMS-të tarifohen sipas paketës që keni me operatorin tuaj.
Shkarkoni aplikacionin nga Google Play ↗

Krijoni ftesën falas Shiko modelet